Prapaskenat e merkatos/ Kanselo iu vetofrua Realit, por u refuzua
Zhoa Kanselo-Bajern Mynih ishte pa diskutim surpriza më e madhe në merkaton e dimrit, askush nuk e priste këtë transferim në limite. Pavarësisht se ai rezultoi gur i duhur në rikthimin e Bajernit pas asaj periudhe të vështirë në kampionat me asist që në debutim.
Mjeshtri i transferimeve, Fabricio Romano, ka nxjerr në dritë skenarë të rinj mbi këtë lëvizje, e cila mund të pritet jo mirë nga tifozët bavarezë.
Sipas Romanos, Kanselo fillimisht i është ofruar Realit, por ata e kanë refuzuar, pasi nuk e kanë pasur në plan blerjen në këtë dritare. Kjo skemë e dështuar ka ndikuar që Zhoao të bëjë një hap prapa dhe të mendojë një kalim në “Allianz Arena”. Pikërisht ky aks ka rezultuar destinacioni i ardhshëm për 28-vjeçarin.
PANORAMASPORT.AL
