Prapaskenat e largimit nga Kamza, klubi hoqi Ahmatajn pse festoi në… Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 23:00

Prapaskenat e largimit nga Kamza, klubi hoqi Ahmatajn pse festoi në… Korçë

Prapaskenat e largimit të Ahmatajt nga posti i trajnerit të Kamzës, duken të çuditshme. Ditën e sotme, me një njoftim të shkurtër në Facebook, klubi kamzali njoftoi ndërprerjen e kontratës me Ahmatajn, por sipas Supersport, ky i fundit u largua për festën pas mbijetesës.

mziu ahmatajj

Teksa i gjithë klubi po festonte mbijetesën, Ahmataj udhëtoi drejt Korçës bashkë me familjen e tij, për ditëlindjen e 39-të. Gjithçka për rastësi në mbrëmjen ku Skënderbeu po festonte titullin e tetë kampion.

Edhe këtu gjithçka normale, ashtu sikurse edhe ftesa e drejtuesve dhe lojtarëve të klubit korçar që Ahmataj t’i bashkohej për disa momente festës së tyre. Si një ish-lojtar me emër në Shqipëri, por edhe mik i një pjese të konsiderueshme të stafit dhe lojtarëve të korçarëve, Ahmataj nuk mund të refuzonte.

I takoi fituesit dhe i uroi për arritjen. Megjithatë, ky episod nuk është parë me sy të mirë nga drejtuesit e Kamzës. Me kujtimin e freskët të luftës për mbijetesë, e ndoshta edhe me mëri personale me skuadrat e tjera, prezenca e Ahmatajt jo vetëm që nuk u pëlqye, por solli edhe prishjen e bashkëpunimit me trajnerin. Një vendim i papritur, me futbollin që konfirmon se bashkëjeton me çuditë që të ofron përditshmëria në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"