Prapaskenat e largimit/ Maldini kërkonte ndërrim trajneri, propozoi rikthimin e legjendës në vend të Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 22:21

Prapaskenat e largimit/ Maldini kërkonte ndërrim trajneri, propozoi rikthimin e legjendës në vend të Piolit

Paolo Maldini u largua nga Milani duke tronditur jo pak tifozët kuqezi. Pas një sezoni ku kuqezinjtë arritën deri në gjysmëfinalen e Championsit dhe siguruan kualifikimin për sezonin tjetër, drejtuesit vendosën që të bënin ndryshime duke e shkarkuar së bashku me drejtorin sportiv.

pioli maldini

Ndërkohë, “Corriere Dello Sport”, raporton se Maldini kishte propozuar ndryshime në stafin e Milanit dhe “kokë turku” do të bëhej trajneri Stefano Pioli për t’i lënë vendin Andrea Pirlos. Ish-mesfushori i Milanit ka një marrëdhënie shumë të mirë me Maldinin dhe ky i fundit ka provuar që ta vërë në krye të stolit vetëm pak javë pasi Pirlo u shkarkua në kampionatin turk.

Diçka e tillë nuk është pranuar nga kryesia e klubit, pasi besimi te Pioli është i madh. Dy sezonet e fundit, për Milanin kanë qenë pozitive duke qenë se arritën të fitojnë edhe titullin kampion dhe projekti për të ardhmen e Milanit, është me Piolin trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"