Prapaskenat e gjyqit në FIFA, si i dogji Nimaga 250 mijë euro Skënderbeut (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 22:51

Prapaskenat e gjyqit në FIFA, si i dogji Nimaga 250 mijë euro Skënderbeut (E PLOTË)

Skënderbeu humb betejën në FIFA me mesfushorin nga Mali, Bakary Nimaga. I larguar këtë verë nga korçarët për t’u transferuar në kategorinë e dytë turke te klubi i ngjitur këtë vit Hatayspor, 23-vjeçari afrikan nuk e ka bërë ende debutimin me skuadrën e re, pasi transferimi i tij te Hatayspor ishte cilësuar si i parregullt nga klubi i Skënderbeut që e kishte çuar çështjen “Nimaga” në FIFA me pretendimin se mesfushori ishte ende nën kontratë me bardhekuqtë.

Nimaga Bakari

Megjithatë, në fund institucioni më i lartë i futbollit botëror ka dhënë vendimin dhe i fituar nga kjo betejë ka dalë Nimaga, i cili ka marrë dritën jeshile për të luajtur me klubin e ri, pasi kontrata që ka firmosur me Hatayspor është e vlefshme dhe mund të debutojë që nga kjo javë. Rrjedhimisht, Skënderbeu humbet një tjetër futbollist me peshë pa fituar asnjë qindarkë, ashtu siç ndodhi me Lilajn dhe Micin, të cilët u larguan pasi u përfundoi kontrata me korçarët.

Në të tilla kushte, “Panorama Sport” ka arritur të mësojë detajet e fundit nga gjithë kjo histori, e cila nisi në muajin korrik të këtij viti, atëherë kur Nimaga njohu refuzimin nga Sherif Tiraspori, por në adresë të tij erdhën oferta nga ekipi turk i Hatayasporit. Në dilemën se a do të pranonte Skënderbeu ofertën e turqve, Nimaga vendosi të merrte situatën vetë në dorë.

nimaga

Ai hyri në bisedime me turqit dhe arriti akordin, ndërsa nga ana tjetër mblodhi materialin e nevojshëm për të kërkuar prishjen e kontratës në mënyrë konsensuale duke nxjerrë si arsye bazë rrogat e pashlyera në Skënderbeu prej disa muajsh, që sillnin mosrespektimin e plotë të kushteve të kontratës për malienin. I konsultuar me specialist të fushës, Nimaga i sigurt për fitoren, firmosi dhe prezantohet në Turqi.

PRETENDIMET 

Klubi, nga ana tjetër, i painformuar për këtë lëvizje të Nimagës, fillon të bëjë llogaritë e veta duke kërkuar dëmshpërblim për këtë tratativë të turqve me lojtarin që ende ishte në kontratë me Skënderbeun. Në të tilla kushte, korçarët kërkojnë që çështja të zgjidhet në FIFA duke pretenduar dëmshpërblim për këtë lëvizje dhe gjobë për lojtarin në fjalë.

Nimaga

Në një situatë të tillë, klubi i Hatayaspor bën hapa pas duke dhënë një ofertë zyrtare për lojtarin në masën 250 mijë euro për të marrë të drejtën e kartonit, por në këtë kohë është Nimaga që sërish frenon gjithçka. Ai i kërkon klubit turk që të mos bëjë asnjë pagesë pa dhënë verdiktin FIFA dhe me sa duket ka pasur të drejtë. FIFA i dha të drejtë futbollistit, që përveçse mund të luajë lirshëm me skuadrën e re, i hoqi nga duart Skënderbeut edhe shumën prej 250 mijë eurosh, që mund të përfitonte nga kartoni i tij.

LLAZI SARO 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"