Prapaskenat e bombës së merkatos/ Kasemiro drejt Mançester Junajtid, rrogë e çmendur që të luajë këtë javë ndaj Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 22:33

Prapaskenat e bombës së merkatos/ Kasemiro drejt Mançester Junajtid, rrogë e çmendur që të luajë këtë javë ndaj Liverpulit

Tashmë nuk është më vetëm një thashethem i merkatos. Mançester Junajtid ka bërë një hap me të vërtetë të rëndësishëm për të siguruar firmën e brazilianit Kasemiro nga Real Madrid. Një “bombë” e vërtetë e merkatos të cilën në Spanjë e cilësojnë mëse të realizueshme, edhe pse ai vlerësohet mes të paprekshmëve të Reali.

kasemiro salah

Josep Pedrerol, drejtuesi i emisionit sportiv “El Chiringuito” dhe një nga personat me më shumë njohuri rreth asaj që ndodh në klubin madrilen, ka zbuluar detajet e kësaj situate që mund të ndryshojë pamjen e të dy klubeve. “Pas humbjes 4-0, drejtuesit e Mançester Junajtid kanë vendosur që të afrojnë Kasemiro dhe kanë kontaktuar nëpërmjet një ndërmjetësi, menaxherin e tij. Reali nuk e ka nxjerrë në shitje dhe nuk ka ndër mend ta nxjerrë në shitje. Por nëse Kasemiro kërkon largimin, për shkak të kontributit që ka dhënë në klub, Reali nuk do t’ia refuzojë.

Kasemiro është 30-vjeçar dhe ka një kontratë edhe për tre vite te Reali. Ndërmjetësi i ka bërë të qartë se Mançester Junajtid i ofron një kontratë pesëvjeçare, me dyfishin e rrogës që përfiton aktualisht te Real Madrid. Një ofertë e parefuzueshme dhe ndjesia në klubin e Realit është që Kasemiro do të pranojë. Gjërat mund të lëvizin shumë shpejt, pasi Mançester Junajtid kërkon që të mbyllë gjithçka para të shtunës. Ata duan të nënshkruajnë me lojtarin në mënyrë që ta kenë të gatshëm që për ndeshjen me Liverpulin që luajnë këtë javë”, tregoi gazetari i njohur spanjoll prapaskenat e kësaj lëvizje të papritur në merkaton e futbollistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"