PRAPASKENAT/ Dinamo nuk është shitur, thjesht ka një presidencë të re. Ja çfarë kanë përfituar italianët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 16:51

PRAPASKENAT/ Dinamo nuk është shitur, thjesht ka një presidencë të re. Ja çfarë kanë përfituar italianët

“Falënderoj ish-presidentin Besnik Sulaj që më besoi një klub me histori të madhe në futbollin shqiptar. E ka lënë Dinamon në duar të sigurta dhe për ne tani fillon puna serioze”, do të shprehej për gazetën ditën e zyrtarizimit të marrëveshjes presidenti i ri i bluve të kryeqytetit, Marko Pontreli.Dinamo Pontreli

Sigurisht, sportdashësit dhe veçanërisht tifozë blu duan të dinë se çfarë ndodhi realisht me Dinamon? A u shit klubi i dytë më i titullar në vend dhe nëse po, sa u shit? Në fakt, në është shitur dhe nuk është blerë asgjë, as logoja dhe as asetet e Dinamos, që prej ka mbetur pa rezidencë.

Thjesht Dinamo ka një presidencë të re, me në krye italianin Marko Pontreli, që ka dalë pas mbledhjes së asamblesë së klubit. Rrjedhimisht nuk ka gjithashtu asnjë afat kohor në lidhje me drejtimin e Dinamos nga presidenca e re.dinamoooo

Dinamo funksionon si shoqatë dhe presidenti i ri i saj, Pontreli, ka një plan për ringritjen e klubit kryeqytetas në nivelin elitar. Koha do të tregojë se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë dhe vetë italiani do të tregojë edhe detajet e projektit të tij.

Objektivi i këtij sezoni është që skuadra të qëndrojë pa probleme në Kategorinë e Parë, ndërsa sezonin tjetër patjetër që synimi është që blutë të rikthehen në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar, në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"