PRAPASKENA/ Teuta i ofroi huazim te një ekip tjetër i Superiores, lojtari nuk pranoi dhe u largua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 16:56

PRAPASKENA/ Teuta i ofroi huazim te një ekip tjetër i Superiores, lojtari nuk pranoi dhe u largua

Kenan Hreljiç është largimi i gjashtë zyrtar nga Teuta. Qendërmbrojtësi boshnjak, i ardhur në janar të këtij viti te durrsakët, nuk u bë kurrë një titullar fiks, pasi dyshja e qendrës së mbrojtjes e përbërë nga kapiteni Renato Arapi dhe Rustem Hoxha ishte e padiskutueshme në formacion.
TE-e1600077007514
Kësisoj, edhe pse Hreljiç ishte nën kontratë deri në janarin e vitit 2021, palët gjetën prishjen me mirëkuptim të marrëveshjes. “KF Teuta zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Kenan Hreljiç. Boshnjaku ka ndërprerë marrëveshjen me Teutën. Klubi falënderon Hreljiç për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierë”, shkruhej në njoftimin e klubit durrsak.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit i kanë sugjeruar lojtarit huazimin në një ekip tjetër të Superiores, por ai nuk ka pranuar dhe në këto kushte kontrata u prish me konsensus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"