Prapaskena te Luftëtari, ja kush refuzoi pankinën përpara se të pranonte serbi Jovanoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2020 | 11:52

Prapaskena te Luftëtari, ja kush refuzoi pankinën përpara se të pranonte serbi Jovanoviç

Luftëtari gjen trajner. Drejtuesit kanë arri tur zyrtarisht akordin me Marko Jovanoviç, dhe do të jetë serbi ai që do të marrë drejtimin e ekipit në Kategorinë e Parë. Ai është një njohje e vjetër në Gjirokastër, pasi më herët ka qenë pjesë e bluzinjve dhe ndaj nuk e ka menduar gjatë për të thënë “po”.

JOVANOVIC

“Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht se 33-vjeçari do të ketë “timonin” në misionin për t’u kthyer në elitë. Pas disa negociatave të pasuksesshme me trajnerë të njohur vendës, krerët e klubit kanë vendosur t’i besojnë stolin ish-ndihmësit të Mlladen Milinkoviç (në sezonin 2016-2017).

Ai e njeh mirë mentalitetin dhe futbollin shqiptar, pasi ka punuar edhe te Kukësi dhe Partizani, ndërsa gjatë karrierës së tij ka në CV përvoja te grekët e Panahaiqit të Patrës dhe së fundmi në Podgoricë te Buduçnost.

KONFIRMIMI

Gazeta ka kontaktuar me vetë serbin, i cili ka konfirmuar edhe marrëveshjen me gjirokastritët. “Po, është e vërtetë. Kam pranuar të drejtoj ekipin e Luftëtarit. Jam nisur paradite (dje) nga Serbia drejt Gjirokastrës, për të qenë i pranishëm në seancën e parë stërvitore të pasdites së nesërme (sotme).

Do t’u mjaftonte kaq për të kuptuar se e kam pranuar me kënaqësi ofertën e drejtuesve të Luftëtarit”, u shpreh shkurtimisht.devolli

PREZANTIMI

Prezantimi i trajnerit të ri të Luftëtarit do të bëhet sot pasdite, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë grupi i lojtarëve pas largimeve të shumta.

Burime të gazetës tregojnë se ka pasur bisedime fillimisht me Bledar Devollin, i cili ka qenë në krye të projektit 3-vjeçar, por palët nuk kanë rënë dakord. Mësohet se gjirokastriti vuri si kusht të panegociueshëm garancinë financiare për ekipin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"