Prapaskena, Taku mori ofertë nga kampionët pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2017 | 16:42

Prapaskena, Taku mori ofertë nga kampionët pas ndeshjes

Afrim Taku ka zhvilluar sezonin më të mirë në karrierën e tij. Nëse nuk do të ndodhte skena e shëmtuar e së hënës, ai do të ishte pa dyshim një lider për bardheblutë. Dhe ky fakt nuk i ka shpëtuar Skënderbeut të Ilir Dajës.

taku

Ky i fundit i njeh mirë cilësitë e mesfushorit dhe kaq ka mjaftuar që të hedhin “grepat” në kryeqytet. Fill pasi është mbyllur ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut, mësohet se lojtarit i është bërë një ofertë nga kampionët në fuqi të vendit. Megjithatë, përgjigjja e lojtarit ka qenë negative.

Kur dihet që janë edhe 11 javë për t’u luajtur, mesfushori e ka konsideruar të tepër që të flitet për merkato që tani. Megjithatë, pas sherrit me Josën, ndoshta vera mund të sjellë surpriza në këtë drejtim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"