Prapaskena/ Sot futbollisti më i shtrenjtë në histori, dikur Nejmar u refuzua për vetëm 9 milion euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 18:17

Prapaskena/ Sot futbollisti më i shtrenjtë në histori, dikur Nejmar u refuzua për vetëm 9 milion euro

Nejmar është sot transferimi më i shtrenjtë ndonjëherë, por në vitin 2009 një klub evropian refuzoi mundësinë për të nënshkruar me të për vetëm 9 milionë euro.

nejmarrr

Braziliani asaj kohë ishte vetëm 17 vjeç dhe Lokomotiva e Moskës u interesua për të, pasi ai shkëlqeu në një turne për të rinj. Klubi rus e vëzhgoi Nejmarin dhe u fut në bisedime për të.

Gjithsesi, në fund ata vendosën që shuma prej 9 milion eurosh që kerkohej nga Santos për lojtarin ishte tepër e lartë dhe një rrezik i madh për tu marrë përsipër, prandaj hoqën dorë nga ai.

Santos' forward Neymar celebrates after scoring against Botafogo F. C., during a Sao Paulo state championship match, at Santa Cruz Stadium, in Ribeirao Preto, southeastern Brazil, on February 9, 2012. Neymar scored a hat-trick in Santos 4-1 win. Photo: CELIO MESSIAS/AE/AE

Nuk besoj se është e nevojshme të përmendim se sa janë penduar drejtuesit rus, kur Nejmar nënshkroi ne Barcelonën për një shifër tepër të lartë dhe më pas te PSG për tu bërë lojtari më i shtrenjtë në histori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"