Prapaskena, Ronaldo mund të ishte i Parmës në 2003, ja kush e prishi akordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 14:08

Prapaskena, Ronaldo mund të ishte i Parmës në 2003, ja kush e prishi akordin

Kristiano Ronaldo ka qenë një talent i padiktueshëm dhe të mendosh që përpara Juves dhe Mançester Junajtid që më pas e bleu, portugezi mund të kishte përfunduar te Parma. Në verën e vitit 2003, trajneri i asaj kohe tek emilianët, Çezare Prandeli, e kishte parë lojtarin në aksion dhe menjëherë i ishte lutur Stefanos, djalit të presidentit Kalisto Tanzi: “Ky Kristiano duhet blerë me çdo kusht. Është fantastik”.

ronaldo

Dhe Stefano ishte hedhur menjëherë në aksion duke ofruar shifrën e majme Sportingut: 12.5 milionë euro, gjysmën e parave që kishin përfituar nga shitja e Adrian Mutusë te Çelsi. Por kur Arrigo Saki, në atë periudhë drejtor teknik te Parma, mori vesh lajmin, “grisi” akordin me portugezët dhe CR7 përfundoi te Junajtid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"