Prapaskena, Raçiç refuzoi 60 mijë euro nga Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2016 | 9:53

Prapaskena, Raçiç refuzoi 60 mijë euro nga Flamurtari

Stevan Raçiç, shtylla e sulmit të Partizanit në sezonin e shkuar, ka qenë një nga dëshirat e Flamurtarit për merkaton e janarit.

s racicDuke ditur se Bruno Telushi u përfol si një dëshirë e Partizanit për merkaton, kuqezinjtë mund ta lëshonin kapitenin e tyre vetëm në rast se nga të kuqtë do të mbërrinte sulmuesi serb.

Së fundmi është mësuar edhe një prapaskenë e merkatos që lidhet me Raçiç, të cilit Flamurtari i ofroi 60 mijë euro për një vit, ku 30 mijë lojtari do t’i merrte në dorë sapo të nënshkruante.

Por sulmuesi serb ndihet i dashuruar me fanellën e kuqe dhe ambientin dhe nuk e ka pranuar joshjen e vlonjatëve. Ndonëse po kalonte një moment jo të mirë, Raçiç ka vendosur të jetë besnik i Partizanit duke dhënë kontributin e tij për “demat”. Pjesa e dytë ka nisur mirë për sulmuesin, i cili, pasi fitoi besimin e trajnerit Agostineli, arriti të shënojë që në ndeshjen e parë me Laçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"