Prapaskena/ Pranoi Teutën, Sebino Plaku u kërkua nga një tjetër klub i madh i Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 22:53

Prapaskena/ Pranoi Teutën, Sebino Plaku u kërkua nga një tjetër klub i madh i Shqipërisë

Dinamo nuk i ka mbyllur llogaritë me merkaton. Zyrtarisht kanë afruar vetëm mesfushorin Dejvi Bilali, por tashmë vëmendja e drejtuesve është zhvendosur e gjitha te sulmi. Po kërkojnë me çdo kusht një lojtar për të përforcuar krahët. Kanë disa pista në tavolinë, e megjithatë ende nuk kanë gjetur të duhurin. Gazeta “Panorama Sport” zbulon edhe një prapaskenë të ditëve të fundit.
goli i dinamos
Blutë kanë tentuar që të bindin Sebino Plakun. Ka pasur negociata konkrete me 35-vjeçarin, por gjithçka u përmbys kur u fut në lojë Teuta. Sulmuesi ka zgjedhur që të luajë në Kategorinë Superiore, duke sfumuar pistën “Dinamo”.
Sebino Plaku

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"