Prapaskena pas derbit, një ish i Tiranës iu vetofrua Partizanit për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 9:56

Prapaskena pas derbit, një ish i Tiranës iu vetofrua Partizanit për stolin

 Emri i Ze Marias qarkulloi shumë gjatë 48 orëve të fundit si personi që do të marrë kreun e pankinës së Partizanit. Madje, edhe vetë trajneri ishte i pranishëm në “Air Albania” kur u luajt derbi.

zemaria

Pas humbjes së Partizanit kundër Tiranës, Ze Maria e pranoi se i pëlqen kryeqyteti dhe futbolli shqiptar dhe që kërkon të jetë në punë. Pas shumë zërave që e çuan te Partizani, gazeta ka mësuar të vërtetën në lidhje me trajnerin. Ze Maria i është vetofruar Partizanit për të marrë drejtimin e skuadrës, por drejtuesit e “demave” kanë vendosur që të mos ia japin drejtimin atij.

Kujtojmë se Ze Maria në të shkuarën ka drejtuar ekipin e Tiranës e për këtë fakt u shpreh se nuk e ka aspak problem të drejtojë Partizanin, pavarësisht së shkuarës. Por, kjo pistë duket se ka rënë për të, pasi drejtuesit e Partizanit nuk e shohin si trajnerin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"