Prapaskena para ndeshjes me Laçin, ja si drejtuesit e Teutës motivuan skuadrën për të marrë 3 pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 18:24

Prapaskena para ndeshjes me Laçin, ja si drejtuesit e Teutës motivuan skuadrën për të marrë 3 pikët

“Çuna, ju e dini shumë mirë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Fitoni me Laçin, pasi kam menduar një shpërblim për ju. Dita e ndeshjes përkon edhe me ditëlindjen e djalit, kështu që kam një arsye tjetër për t’ju gëzuar”.

Bardhi Hasanbelliu

Ka qenë ky premtimi që ka bërë para ndeshjes ndaj Laçit një nga drejtuesit e lartë të klubit, Ardian Bardhi. Kësisoj, menjëherë pasi skuadra arriti triumfin, presidenca bëri realitet shpërblimin 10 mijë euro, duke kënaqur lojtarët. Kjo nuk është hera e parë që Teuta merr premio pas sukseseve të rëndësishme këtë sezon.

Teuta Duka Hasanbelliu Bardhi Laska

Drejtuesit presin edhe më shumë nga skuadra. Hasanbelliu kërkon titullin e parë kampion si presidenti më i vjetër në futbollin shqiptar. Për herë të fundit durrsakët iu afruan më shumë se kurrë titullit në vitin 2012.

KALENDARI

Dy ndeshje radhazi në transfertë ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë dhe në mes gjysmëfinalja e Kupës. Teuta luan të shtunën për llogari të javës së 27-të kundër Apolonisë në Fier, aty ku trepikëshi bëhet detyrim.

Teuta

Më pas, më 14 prill luan një ndeshje teke me eliminim direkt ndaj Skënderbeut në Durrës, nga ku vuloset skuadra që do të shkojë në finalen e Kupës. Ndërsa më 18 prill luan në transfertë, sërish me korçarët, por këtë herë për javën e 28-të të Superiores. Në letër ekipi i Edi Martinit është i favorizuar, por gjithsesi skuadra si Apolonia dhe Skënderbeu kanë treguar se mund të thyejnë këdo.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Triumfi për vendin e parë, zbulohet premio e drejtuesve të Teutës për skuadrën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"