PRAPASKENA/ Napoli kishte arritur marrëveshjen, Milani ndërhyri në çastin e fundit dhe arriti ta rrëmbejë lojtarin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 21:05

PRAPASKENA/ Napoli kishte arritur marrëveshjen, Milani ndërhyri në çastin e fundit dhe arriti ta rrëmbejë lojtarin e Realit

Teo Hernandez është njëri prej lojtarëve më të çmuar të Milanit, por ai mund të kishte përfunduar në fillim të këtij sezoni te Napoli.
teo hernandez
“Radio Kiss Kiss” raporton se klubi napolitan kishte arritur marrëveshjen me Realin për ta blerë mbrojtësin francez, por Milani ndërhyri në çastin e fundit dhe Teo preferoi të kalonte në “San Siro”.

Falë paraqitjeve pozitive këtë sezon, Hernandez shtoi vlerën e kartonit të tij në 40 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"