PRAPASKENA/ Mundën Barcelonën, lojtarët e Atletikos nuk u besojnë syve. Habiten me katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 15:30

PRAPASKENA/ Mundën Barcelonën, lojtarët e Atletikos nuk u besojnë syve. Habiten me katalanasit

Futbollistët e Atletikos së Madridit u habitën nga Barcelona, por për keq. Kurrë më parë nuk ishin ndier kaq superiorë dhe dominues ndaj skuadrës katalanase. Gazeta “MARCA” shkruan se pas ndeshjes ata folën me njëri-tjetrin dhe shprehën çudinë e madhe. Më veteranët që janë përballur edhe në vitet e kaluara me katalanasit thanë se nuk e kanë parë kurrë Barçën kaq të varfër në ide, pa dëshirë në lojë dhe e brishtë.
16059978871593
Mendonin se do ta kishin më të vështirë, por në fushën e lojës rezultoi gjithçka e thjeshtë. “Los Kolçoneros” e pranojnë që Barcelona ka futbollistë të talentuar, të rinj që mund të hapnin probleme, por nuk e treguan diçka të tillë në fushën e lojës.

Grupi që ka krijuar Diego Simeone tani ka filluar të mendojë që mund të luftojë për titullin kampion, por e dinë mirë që kjo gjë arrihet vetëm duke qëndruar me këmbët në tokë dhe duke i marrë të gjitha sfidat një nga një.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"