PRAPASKENA/ Milani iu afrua shumë, por nuk ia doli, ja pse dështoi transferimi i Januzajt në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 19:11

PRAPASKENA/ Milani iu afrua shumë, por nuk ia doli, ja pse dështoi transferimi i Januzajt në Itali

Gazetari italian Fabricio Romano zbuloi arsyen se përse dështoi transferimi i Adnan Januzajt te skuadra e Milanit muajin e kaluar gjatë merkatos dimërore.

Real Sociedad midfielder Adnan Januzaj (8) during the match between FC Barcelona against Real Sociedad, for the round 38 of the Liga Santander, played at Camp Nou Stadium on 20th May 2018 in Barcelona, Spain.
Ai pretendon se shkak i mosrealizimit të operacionit të transferimit të futbollistit të Belgjikës me kombësi shqiptare ishte kostoja financiare, të cilën Milani nuk pranoi ta paguante.

25-vjeçari kërkohej dhe nga Roma gjatë janarit, por kuqezinjtë iu afruan më tepër ish-futbollistit të Mançester Junajtid.

Milani projektoi Januzajn si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Suson, i cili u transferua te Sevilja në formë huazimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"