Prapaskena, Miha u shkarkua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2015 | 10:25

Prapaskena, Miha u shkarkua

news-2013-Maj-sinisa_mihajlovic_600x450_589140242Ishte gjithçka gati, shtrëngim duarsh, falënderimet rituale dhe një lamtumirë e hidhur, vetëm pak ditë para Krishtlindjeve. Sinisha Mihajloviç ishte vërtet një hap larg divorcit nga Milani në përfundim të pjesës së parë kundër Frozinones, e cila e pa “Djallin” në disavantazh të një goli, por reagimi i skuadrës i shpëtoi stolin, teksa Milani përmbysi rezultatin në fragmentin e dytë të lojës. Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, Adriano Galiani ka zbritur “i tërbuar” në dhomat e zhveshjes pas telefonatës me Silvio Berluskonin dhe mësohet se dyshja që drejton klubin mori vendimin drastik për të shkarkuar trajnerin në rast se ky i fundit do të dështonte edhe ndaj Frozinones.

Por, për fat të mirë, ndeshjet zgjasin 90 minuta dhe jo 45 dhe ke mundësi që të rikuperosh një ndeshje, ose një sezon. Kjo ka ndodhur edhe me Mihajloviçin. Trajneri flitet se ka mbajtur një fjalim të gjatë në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë dhe reagimi i ekipit ka qenë i shkëlqyer, teksa shënoi 4 gola në pjesën e dytë duke marrë një fitore të rëndë- sishme në kampionat. Reagimi i Milanit “zbuti” edhe Adrianon Galianin, i cili tha në fund të ndeshjes: “Mihajloviç më qetësoi në intervalin mes pjesëve, duke më garantuar se do fitonim, madje me një lojë të mirë. Më pas skuadra vërtetoi me vepra fjalët e trajnerit”.

Lipi- Ndryshimi i rezultatit ka qetësuar edhe Berluskonin, i cili në telefon i kërkon Galianit “kokën” e serbit. Numri 1 i Milanit ka vendosur për t’i dhënë një tjetër mundësi ish-trajnerit të Sampdorias, mirëpo pozitat e tij vazhdojnë të mbeten jo komode. Në rast se aventura e Mihajloviçit do të përfundonte në Frozinone, Marçelo Lipi ishte timonieri i përzgjedhur për të drejtuar ekipin deri në fund të sezonit, ku më pas krerët e klubit italian do të bëjnë një tjetër tentativë për të afruar ish-juventinin, Antonio Konte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"