Prapaskena me Shametin, ja pse nuk iu vu dora në allci ndaj Kamzës. Tashmë 2 javë jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 10:43

Prapaskena me Shametin, ja pse nuk iu vu dora në allci ndaj Kamzës. Tashmë 2 javë jashtë

Kapiteni i Kukësit, Shameti, ka luajtur me dorën e fashuar dhe jo në allçi, për shkak se rregullorja nuk e lejon diçka të tillë. Gazeta mëson prapaskenën se pse mjekët e ekipit nuk ia kanë hedhur dorën në allçi Shametit. Ai ka luajtur vetëm duke e pasur dorën të mbështjellë me fasho.

shameti kukesi kamza

E gjithë kjo ka ndodhur sepse nëse do ia hidhnin në allçi, mbrojtësit nuk do t’i lejohej të luante sepse rregullorja nuk e lejon, për shkak se mund të dëmtojë futbollistë të tjerë. Por tani, duke qenë se çështja e dorës është bërë serioze, kapitenit të Kukësit do t’i duhet ta hedhë në allçi e të qëndrojë jashtë për dy javë, pasi nëse nuk e bën, dëmtimi mund të përshkallëzohet.

33- vjeçari ka sakrifikuar që ka luajtur që nga fillimi, e tashmë nuk do lejohet të vazhdojë më në këtë mënyrë. Ky është një hall më vete për trajnerin Pakult, duke parë që nuk ka në dispozicion dhe Albi Allën, i cili ka pësuar një dëmtim në gju.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"