Prapaskena me rrogat, Gjici: Kur hyra unë në dhomat e zhveshjes, Pakulti…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 23:03

Prapaskena me rrogat, Gjici: Kur hyra unë në dhomat e zhveshjes, Pakulti…

I ftuar në emisionin Proçesi Sportiv, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, flet për marrëdhënien e tij me trajnerin Pakult, apo edhe për mënyrën se si sillet me ekipin, pas ardhjes së trajnerit austriak.

gjici

“Që kur ka ardhur Pakulti, nuk futem më në dhomat e zhveshjeve. Këtë ndeshje, se si ma dha dhe shkova e u futa. Kur unë u futa, Pakulti doli jashtë. U thashë nja dy-tre fjalë lojtarëve të mirë. Çfarë i thashë? Do merrni erdhe rrogat (qesh.) Vazhdoni kështu. Pas ndeshjes, Pakulti më falënderoi për fitoren” – deklaroi Gjici.

Skuadra…

Tani jemi të dytët, por kemi pasur probleme në mbrojtje. Me Pakultin, shënojmë shumë, por edhe pësojmë. Portieri Koliçi ka pasur problem, ndoshta psikologjik, nuk e kuptojmë, ka pësuar shumë. Është si nata me ditën me performancën e sezonit të kaluar.”

Diferenca me Skënderbeun…

“Është për gabimet tona, sidomos në shtëpi, me Skënderbeun ishim 2-0 por për faj të mbrojtjes e portierit, pësuam dy gola e u barazua ndeshja. Me lojëra që kemi zhvilluar mund të kemi të drejtë, por pikët në fund nxjerrin bilancin”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"