Prapaskena me rinovimin e Hoxhës, klauzolë për largimin jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 21:17

Prapaskena me rinovimin e Hoxhës, klauzolë për largimin jashtë Shqipërisë

Pavarësisht rinovimit, qëndrimi i Alban Hoxhës te Partizani mund të cenohet në rast se ai ka një ofertë konkrete nga jashtë vendit. Edhe pse presidenti Demi ka kërkuar që lojtari të qëndrojë me çdo kusht në ekip, burime pranë klubit kryeqytetas kanë bërë me dije drejtuesit e kuq nuk do t’i hapin asnjë problem kapitenit në rast se ai vendos të luajë në një kampionat europian.

hoxha

Shpeshherë Hoxha në konferencat për mediat ka bërë me dije se dëshiron një tjetër sfidë jashtë vendit, por transferimi i tij deri në këto momente nuk është realizuar. Gjithsesi, duket se kapiteni mbetet i hapur për oferta dhe për këtë arsye ka përfshirë edhe një pikë në kontratën e tij për këtë çështje.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"