Prapaskena me Kovaçin, Rumenige: Kërkoi largimin, Hans është i duhuri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 9:34

Prapaskena me Kovaçin, Rumenige: Kërkoi largimin, Hans është i duhuri…

Menjëherë pas hum bjes së thellë në Frankfurt, ish-trajneri i Bajernit, Niko Kovaç, doli në konferencë për shtyp ku paralajmëroi largimin e tij.

Rumenige

“Unë kam vite që merrem me futboll, si në fushë dhe në rolin e trajnerit. Nuk jam i verbër për të kuptuar se çfarë po ndodh. Por unë nuk jam dorëzuar dhe nuk do ta bëj edhe tani”, tha Kovaç. “Sport 1” shkruan se skuadra mbërriti në Mynih nga Frankfurti në orën 20:45 dhe Kovaç bisedoi rreth 30 minuta në autobus me Hasan Salihamixhiç.

Të shqetësuar për situatën, Kovaç dhe Brazo duket se morën një vendim. Klubi bavarez zhvilloi një stërvitje jopublike ditën e hënë. Kovaç sapo mbërrin në qendrën stërvitore zhduket për në garazhin e nëndheshëm. Stërvitja zhvillohet normalisht ashtu si videoanaliza që bëhet pas çdo takimi. I qetë, kroati tregon pikat ku skuadra çaloi, edhe pse nuk ishte e vështirë, pasi t’ua hedhësh fajin lojtarëve është gjithmonë e lehtë.

niko kovac

Por gazetarët kishin nisur me dyshimet duke pyetur drejtuesit nëse Kovaç do të ishte prezent në ndeshjen ndaj Olimpiakosit. Të dielën në drekë Kovaç takon shefat. Gjatë bisedës me ta ai u kërkon atyre që të largohet nga drejtimi i skuadrës. Sipas tij, situata e krijuar kishte ardhur për faj të tij. Vetëm disa orë më pas (20:58), në faqen zyrtare të klubit shkruhej se Bajerni dhe Kovaç nuk do të punojnë më së bashku.

RUMENIGE KËRKON 2 FITORE RRESHT

Pas ndarjes me trajnerin Niko Kovaç, shefi ekzekutiv i skuadrës së Bajernit të Mynihut, Karl Hainc Rumenige, i ka urdhëruar lojtarët për të fituar dy ndeshjet e radhës në Champions dhe kampionat. “Paraqitja në fushën e lojës si dhe rezultatet nuk kanë qenë ato që prisnim. Përpara kemi një javë të vështirë.

Rumenige

Ndaj Olimpiakosit, ku një fitore na dërgon në 1/8 e Champions-it si dhe klasiken me Borusia Dortmund të shtunën”, tha Rumenige për “DPA”. Më pak konkret ishte Rumenige kur u pyet për pasardhësin e trajnerin kroat Niko Kovaç. Sipas numrit dy të klubit gjerman, aludimet dhe spekulimet do të jenë të shumta në ditët në vazhdim. Por ai siguron se deri në javën tjetër nuk do të ketë asnjë emër të ri.

“Hansi Flik ka besimin tonë të plotë. Për momentin mendoj se ai është njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën”, sqaroi Rumenige në lidhje me zëvendësuesin e Kovaçit. Kalle gjithashtu i siguroi të gjithë tifozët e Bajernit se vendimi për trajnerin e ri do të merret së bashku me presidentin në ikje, Uli Hënes.

“Në fillim dua t’ju them se Hëne, Salihamixhiç dhe Kovaç e kanë marrë së bashku vendimin e ditës së diel. Ndaj ju garantoj se dhe në të ardhmen, zgjedhja e trajnerit të ri do të merret në prani të Ulit dhe Hasanit. Do të diskutojmë me qetësi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë që kemi. Bajerni është një skuadër e madhe dhe i tillë duhet të jetë edhe profili i trajnerit tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"