Prapaskena me Gentjan Selmanin, ja pse Panuçi zgjodhi Kastratin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 13:59

Prapaskena me Gentjan Selmanin, ja pse Panuçi zgjodhi Kastratin

Alban Hoxha la grumbullimin për shkak të një dëmtimi që po vuan. Si për të plotësuar numrin prej tre portierësh, numri një i pankinës së Kombëtares A afroi Elhan Kastratin, portierin që aktivizohet te skuadra e Peskaras në Serinë B italiane.

Elhan Kastrati

“Panorama Sport” ka mësuar prapaskenën dhe çfarë ka ndodhur që në dukje, Panuçi ka “shkelur” hierarkinë e gardianëve të Kombëtares U-21. Portieri i Laçit ka pësuar një dëmtim që nuk i ka bërë të mundur grumbullimin në Kombëtaren A.

Selmani

Gentjan Selmani ka qenë i përzgjedhuri i parë, mirëpo nuk është bërë e mundur që t’i përgjigjet ftesës. Kjo ka detyruar trajnerin që të afrojë gardianin tjetër të Shpresave, ndërsa këto të fundit afruan portierin e Apolonisë, Romeo Harizaj.

MIQËSORJA – Kombëtarja U-21 do të luajë sot ndeshjen miqësore kundër Maltës. Në këtë takim që do të startojë në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri Bushi pritet të provojë shumë nga emrat e rinj që ka ftuar, për të nis8ur edhe një projekt për kualifikueset e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"