Prapaskena/ Marseja e kontaktoi, ish-trajneri i Juventusit refuzoi propozimin e klubit francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 17:56

Prapaskena/ Marseja e kontaktoi, ish-trajneri i Juventusit refuzoi propozimin e klubit francez

Mauricio Sarri refuzoi të marrë drejtimin e Marsejës. Pas dorëheqjes së portugezit Andres-Vijas Boash paraditen e sotme, klubi francez kontaktoi menaxherin e ish-trajnerit të Juventusit dhe Çelsit, Mario Xhuntoli. “Sky Sport” zbulon se Sarri nuk ka pranuar të drejtojë skuadrën marsejeze.
sarri
Arsyeja lidhet me dëshirën e teknikut italian që të mos stërvisë një ekip në mes të sezonit. Kujtojmë që Sarri është përfolur si kandidat edhe për Romën, Fiorentinën dhe Napolin, por deri tani këto kanë rezultuar thashetheme merkatoje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"