Prapaskena/ Maqedonia bën hile me tifozët, kërkon të evitojë fansat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2016 | 19:49

Prapaskena/ Maqedonia bën hile me tifozët, kërkon të evitojë fansat

Kaos me tifozët maqedonas në prag të ndeshjes së parë eliminatore, që do të zhvillohet më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

loro boriciFillimisht nga institucioni i futbollit shqiptar u bë e ditur se do të ishin të pranishëm 900 tifozë maqedonas, ndërsa më pas shifra shkoi në 400. Mirëpo, surpriza vjen nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, që në një reagim zyrtar për mediat, konfirmoi se nuk pret të ketë mbështetje nga tifozët në Shkodër.

“Nuk do të ketë tifoz maqedonas në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni”, deklaroi dje zyrtari i FFMsë, Faton Zylbehari, për gazetën “Lajm” në Maqedoni. Një amulli e vërtetë, në një kohë që FSHF është njoftuar nga homologët e vet se do të jenë të pranishëm 400 tifozë maqedonas.

13895042_10153918501276523_752629236828910328_n

Më shumë duket se është një lojë e rivalit të Shqipërisë për të përgatitur terrenin për ndeshjen e kthimit që do të luhet shtatorin e ardhshëm në Shkup.

“Frika” e pushtimit të stadiumit nga shqiptarët në Maqedoni po e detyron federatën e këtij vendi të bëjë një lojë të dyfishtë, duke mos pritur mbështetjen e tifozëve në Shkodër, me justifikimin se mund të ketë incidente.

13892349_10153918501046523_4912174721034662791_n

Në këto kushte, e njëjta gjë ndoshta do të kërkohet nga Maqedonia për ndeshjen e kthimit, pra të mos ketë shqiptarë në stadium.

Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë më 5 shtator, nëse tribuna E5, e rezervuar për mbështetësit nga Maqedonia, do të jetë me tifozë apo do të qëndrojë e boshatisur. Së fundmi, në kryeqytetin maqedonas, Shkup, klubi shqiptar Shkëndija e Tetovës arriti të vendoste një rekord për pjesëmarrjen e tifozëve në stadiumin “Filipi i Dytë”.

Prania e 30 mijë spektatorëve nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe natyrshëm në Maqedoni i druhen një stadiumi të veshur kuqezi në ndeshjen e kthimit.

Kësisoj, tashmë kanë nisur manovrat. Konfirmimi – Shefi i marketingut në FSHF, Gazmend Malo, në një bisedë për “Supersport”, dje deklaroi: “Konfirmohet prania e rreth 400 tifozëve të Maqedonisë, të cilët do të akomodohen në tribunën E5, që është sektori i përcaktuar për miqtë.

Jemi duke verifikuar normat e sigurisë, pra nëse sektori E4 do të jetë me tifozë, apo është e nevojshme të jetë bosh. Gjithsesi, nëse interesi do të jetë i lartë, mund të dalin në shitje për tifozët edhe biletat e këtij sektori”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"