PRAPASKENA/ Lojtarët e Kukësit kërcënojnë me bojkot, gjithçka filloi pas humbjes me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 9:31

PRAPASKENA/ Lojtarët e Kukësit kërcënojnë me bojkot, gjithçka filloi pas humbjes me Partizanin

Pas humbjes me Partizanin, presidenti Gjici ka bërë një mbledhje urgjente me stafin, teksa kërkoi tri fitore radhazi. Pas kësaj kërkese edhe lojtarët vendosën kushte. Burime të gazetës tregojnë se pagat e pamarra ishin kushti i lojtarëve, e nëse nuk do jepej minimalisht një rrogë, ata kërcënojnë me bojkot.
Gjici-Nexhipi
Pra, duke mos u paraqitur për ndeshjen me Teutën. Pritet që sot paradite ekipi të likuidohet me një pagë dhe situata të zgjidhet.

LARGIMET – Disa lojtarë kryesorë kanë bërë kërkesë për largim nga Kukësi. Gazeta zbulon se lojtarët kanë pritur prej ditësh të shlyhen, por pavarësisht premtimeve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndaj është ndërmarrë dhe ky hap i fortë. Mbetet për t’u parë tashmë reagimi konkret i presidencës, në mënyrë që gjërat të normalizohen në skuadër.

SKERDILAID SULOZEQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"