PRAPASKENA/ Laçi kërkoi ndihmë për ndeshjen me Hapoelin, klubi i njohur në Kosovë përgjigjet negativisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 16:30

PRAPASKENA/ Laçi kërkoi ndihmë për ndeshjen me Hapoelin, klubi i njohur në Kosovë përgjigjet negativisht

Te Laçi ëndërrojnë kualifikimin, por janë të vetëdijshëm që me Hapoel Ber Shevën nuk do ta kenë të lehtë. Bardhezinjtë e kanë të qartë këtë gjë, ndaj edhe përgatitjet i kanë ndarë në tri plane: punë në fushë, studim të kundërshtarit dhe merkato. E megjithatë, me pikën e fundit nuk po i ecin mirë llogaritë.
Laci
Edhe pse janë përforcuar ndjeshëm, ka ende domosdoshmëri për afrime. Ndaj edhe klubi e ka parë të udhës që të kërkojë “ndihmë” në Kosovë, por nuk ia ka dalë. Mediat kosovare kanë raportuar dje se drejtuesit kurbinas i kanë kërkuar dy lojtarë Ballkanit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Arbër Potoku dhe mesfushorin Meriton Korenica, të cilët i donin në huazim për ndeshjen e 17 shtatorit. E megjithatë, përgjigjja e klubit nga Suhareka ka qenë negative. Ata nuk kanë dashur që të rrezikojnë në prag të sezonit të ri, në një kohë që mbrojtësi ka pasur edhe një dëmtim të vogël. “Jo”-ja e ardhur nga Ballkani i detyron kurbinasit që të kërkojë alternativa të tjera

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"