PRAPASKENA/ Kushtet e “Suning” te Interi, dialog për merkaton por jo shpërthimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 12:20

PRAPASKENA/ Kushtet e “Suning” te Interi, dialog për merkaton por jo shpërthimeve

Le të harrojmë të kaluarën dhe të përqendrohemi tek e tashmja. Sot është kjo situata në ambientet e Interit. Pronarët (“Suning”) nuk e kanë pëlqyer shfryrjen e radhës së Antonio Kontes dhe ka pasur një moment kur trajneri ka rrezikuar edhe vendin e punës. Më pas ka ardhur korrigjimi, me fjalët e shtendosura të Kontes për “ANSA”-n dhe më pas telefonata me Stiven Zhangun që ka ftohur temperaturën. Skuadra përpara gjithçkaje. Skenari është i thjeshtë: Në bisedën e tyre telefonike Konte dhe Zhang Zhunior kanë rënë dakord për t’u takuar kur sezoni i gjatë interist 2019-’20 të ketë përfunduar zyrtarisht.

Suning

Megjithatë, nuk do të ndikojnë shumë rezultatet, sesa ballafaqimi me Zhang Zhunior, që në Kinë është konsultuar edhe me babain Jindong Zhang, themelues i grupit që kontrollon klubin. Stiven do të dëgjojë Konten, do të diskutojnë mbi programet dhe që janë gati të përmbushin kërkesat në merkato. Në Nankin presin që Konte të prezantohet me një listë përforcimesh të kushtueshme, por duan të fitojnë dhe janë të gatshëm të hapin edhe një herë portofolin për të kënaqur trajnerin, të cilit ai njohin meritën e ngushtimit të distancës me Juventusin: vendi i dytë në klasifikim, 1 pikë më pak se kampionët e Italisë e tregon.

POLITIKA E ZHANGËVE – Në këmbim do t’i kërkojnë Kontes të përshtatet me rregulloren e klubit, me politikën e “Suning”. Presidenti Zhang nuk është i kënaqur me shfryrjet publike, përpara telekamerave, dhe të disa qëndrimeve sfiduese. Nuk është e pranueshme që një punëtor të sulmojë drejtpërdrejt dhe përpara të gjithëve punëdhënësin, askund. Konte do të duhet të ndryshojë sjelljet e tepruara, të kontrollojë emocionet e para gjaknxehta, të jetë më i menduar, të frenojë. Edhe pse dikush si Konte do të jetë e vështirë të përmbahet me gjithë inatin që e përshkon pas çdo humbjeje.

steven-zhang-24-luglio

“Suning” pret që trajneri të kuptojë dhe të përshtatet, të përpiqet edhe të jetë më pak ndarës në raportet në “Appiano”. Nëse në krahun tjetër dialogu me Zhang Zhunior do të ishte i ashpër dhe nuk do të arrihej një marrëveshje, në mënyrë të pashmangshme do të vazhdohet me zgjidhjen e kontratës, që skadon në 2022- shin. Akoma dy sezone me nga 11 milionë euro neto, për një total prej 22 (50 nëse llogariten edhe kostot e stafit), por Kontes nuk do t’i leverdiste të “lidhet” me divanin për dy vite edhe për ato para. Me shumë mundësi do të niste diku tjetër. Në atë pikë Interi do t’i besonte me shumë mundësi Masimiliano Alegrit, i njoftuar në mënyrë informale. Gjithçka do të varet nga Konte: Do të pranojë të jetë më pak “kontian”?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"