Prapaskena/ Kulum ndihej fajtor për kartonin e kuq, serbi u përlot në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 15:06

Prapaskena/ Kulum ndihej fajtor për kartonin e kuq, serbi u përlot në dhomat e zhveshjes

Kartoni i kuq i Milan Kulumit në minutën e 65-të ndryshoi rrjedhën e ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit. Deri në atë moment, të kuqtë po luanin mirë dhe ishin në avantazh 1-0.

kulum

Por, dalja me të kuq e shtatlartit serb e çorientoi në maksimum Partizanin, aq sa pas një minute ata ndëshkohen dhe rezultati barazohet në 1-1. 33-vjeçari deri në atë moment po bënte një paraqitje të mirë në fushë, por largimi i tij bëri që Partizanit t’i priteshin gjunjët.

Ndonëse klubi nuk e ka akuzuar apo fajësuar lojtarin për kartonin, madje pas ndeshjes drejtori Olsi Rama e mori në mbrojtje si një lojtar shembullor, “Panorama Sport” ka mësuar se Kulum e ka përjetuar keq ndëshkimin në dhomat e zhveshjes, aq sa ka shpërthyer edhe në lot.

partizani kukesi

Duke parë që rezultati u përmbys pas daljes së tij me karton të kuq, Kulum ka pranuar se ai i la në baltë shokët, ndonëse ata ia kanë sqaruar se tendenca e arbitrit ka qenë gjatë gjithë ndeshjes për t’i ndëshkuar.

Me lot në sy, Milan Kulum në njëfarë mënyre u ka kërkuar ndjesë shokëve të skuadrës dhe stafit dhe mes të tjerave u ka pohuar: “Nuk e kuptoj atë karton të kuq. Për këtë më vjen keq, pasi nuk kishte asnjë ndërhyrje të qëllimshme apo anti-sportive”.

kukesi partizani

Në dallim nga ndeshja me Laçin, ku ai hyri në fushë si “pykë”, shtatlarti serb ndaj Kukësit tregoi më së miri se roli i tij perfekt është në mesfushë, pikërisht si mesfushor shkatërrues.

Me dy kartonët e verdhë që mori ndaj Kukësit, Kulum humbet transfertën e Korçës, por mungesa e tij pritet të mos ndihet shumë, pasi rikthehet Batha dhe Trashi në mesfushë.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"