PRAPASKENA/ “Je m**”, PSG-Marsejë degjeneroi në sharje edhe mes trajnerëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 18:39

PRAPASKENA/ “Je m**”, PSG-Marsejë degjeneroi në sharje edhe mes trajnerëve

“Klasikja” e futbollit francez PSG-Marsejë ka përfshirë në përplasje të ashpra verbale dhe dy trajnerët e skuadrave respektive Tomas Tuhel dhe Andres Vijas-Boash.
33140952-0-image-a-44_1600041712076
Sfida e mbrëmjes së djeshme 0-1 degjeneroi në përplasje fizike dhe sharje mes lojtarëve në fushë, ku u akorduan 15 kartona të verdhë dhe 5 kartona të kuq.
1600061423_558442_noticia_normal
Tekniku portugez Boash tregoi se ai dhe gjermani Tuhel kanë shkëmbyer sharje të tipit “je m**”, “jo ti je m**”. Jo vetëm kaq, por ish-trajneri i Portos, Çelsit dhe Zenitit ironizoi rivalët parizienë për faktin se kanë shpenzuar 1.5 miliardë euro gjatë këtyre viteve duke dështuar të fitonin Ligën e Kampioneve.

“Ishin fyerje normale të tipit ‘ti je m**’, ‘jo, ti je m**’. Ai (Tuhel) më tha se po luaja lotari sonte (dje), kurse iu përgjigja duke i thënë se ai luajti lotari me Atalantën në Ligën e Kampioneve. Kam respekt për të, e vlerësoj se çfarë bën. Natyrisht që PSG-ja kërkon Ligën e Kampioneve. Nuk mund të investosh 1.5 miliardë euro dhe të mos e fitosh dot. Karlo Ançeloti ishte trajner te PSG-ja, tani drejton Evertonin, Unai Emeri ishte trajner te PSG-ja, tani stërvit Vilarealin. Është e vështirë, ata duhet të presin akoma për të fituar Ligën e Kampioneve”, u shpreh pas fitores ndaj kampionëve të Francës dhe nënkampionëve të Europës Andres Vijas-Boash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"