Prapaskena e dorëheqjes së Cungut, çfarë ndikoi te largimi i trajnerit nga Vllaznia?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2017 | 11:47

Prapaskena e dorëheqjes së Cungut, çfarë ndikoi te largimi i trajnerit nga Vllaznia?

Pakkush, për të mos thënë, përveç trajnerit Armando Cungu, mund të thotë shkaqet që e çuan teknikun shkodran drejt dorëheqjes nga drejtimi i Vllaznisë. Edhe në mesazhin e shpërndarë për mediat, Cungu ka theksuar se në klub ka nga ata që s’e duan Vllazninë, por sërish pa dhënë emra. Por më e habitshme mbetet edhe fakti, sesi pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e zhvilluar me skuadrën, drejtuesit më të lartë të bashkisë dhe ata të klubit, trajneri vendosi që të dorëhiqej.

Armando CUngu ne shi

Mirëpo, nga sa mësohet në këtë drejtim, gjërat kanë qenë të paravendosura mes dyshes Ademi-Cungu. Nga burime pranë klubit mësohet se trajneri Cungu ia ka parashtruar Voltana Ademit dorëheqjen, por kryebashkiakja i ka kërkuar teknikut që të vijojë punën deri në gjetjen e trajnerit. Një dorëheqje e tillë, nisur edhe nga mesazhi i Cungut, mund të jetë edhe nga ambienti jo i mirë që ka skuadra brenda.

Hatërmbetjet e ndonjë lojtari mund të ketë sjellë ndonjë pakënaqësi, e cila është pasuar edhe tek eksponentë të tjerë të klubit. Një gjë është e sigurt, se dorëheqja e Cungut ka lidhje direkte me mungesën e rezultateve të kësaj skuadre, që në 6 javë ka grumbulluar vetëm 5 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"