Prapaskena e çuditshme te Tirana, Ze Maria do shkarkohej nëse nuk fitonte në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 10:12

Prapaskena e çuditshme te Tirana, Ze Maria do shkarkohej nëse nuk fitonte në Pogradec

Asnjë fitore në pesë ndeshjet e tij të para në krye të Tiranës, zyrtare dhe miqësore, por e nis me Superkupë duke dominuar ndaj Kukësit kampion në fuqi si dhe me dy fitore në Kategorinë e Parë. Katër gola të shënuar në edicionin e ri dhe asnjë i pësuar, si dhe me një Tiranë që në takimin e dytë në transfertë ndaj Pogradecit gjeti edhe sulmuesit.

ze maria

PRAPASKENA

Mirëpo asnjë nga këto duket se nuk mjafton që braziliani të lihet që të bëjë i qetë punën e tij në krye të skuadrës kryeqytetase. Ka pasur një paraskenë në lidhje me ndeshjen ndaj Pogradecit, ku burime pranë klubit kryeqytetas kanë bërë me dije se trajnerin e priste… shkarkimi. Tirana e ka detyrim moral fitoren në çdo ndeshje në kategorinë ku po militon, kjo edhe për të “shpejtuar” garancinë që do të bëjë të mundur biletën që i siguron pjesëmarrjen në elitë për sezonin pasardhës.

Burime pranë klubit kanë bërë me dije se drejtuesit e lartë të skuadrës 24 herë kampione të Shqipërisë nuk do të pranonin rezultate negative në transfertën e dytë në kampionat. Ndonëse duket e pakuptueshme që të vijë një vendim i tillë për klubin kundrejt trajnerit brazilian, gjithçka e ka një shkak.

RAPORTET

Kohë më parë, në periudhën kur Tirana zhvilloi fazën përgatitore dhe luajti ndeshjet miqësore, vetë trajneri Ze Maria, ndër të tjera, ka thënë: “Me Halilin jemi në muaj mjalti. Nuk di se si do të vijojnë raportet deri në fund”. Një deklaratë që duket se tani po merr kuptim, kur vetë raportet e tij me presidentin kanë nisur të kenë një “ftohje”.

Gjithçka duket se ka ardhur për faktin e parë se trajneri është autonom në punën e tij dhe kjo gjë duket që nuk pëlqehet shumë nga numri një i klubit. Së dyti, një tjetër faktor i rëndësishëm është që qëndrimi i trajnerit brazilian në drejtimin e skuadrës ka kosto shumë të lartë për vetë nivelin e Kategorisë së Parë.

Ze Maria ka justifikuar më së miri punën e tij në tri ndeshjet e para zyrtare për këtë sezon. Pas Superkupës, ka mundur me rezultate të pastra (1-0, 0- 3) Ilirinë dhe Pogradecin, duke hedhur në fushë një skuadër që bind në të Parën dhe që premton për vazhdimësinë edhe në Kupën e Shqipërisë.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"