Prapaskena e bujshme/ Klop mund të kishte qenë trajner i Mançester Junajtid, po të mos kishte qenë për gruan e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 13:48

Prapaskena e bujshme/ Klop mund të kishte qenë trajner i Mançester Junajtid, po të mos kishte qenë për gruan e tij

Ka fituar Ligën e Kampioneve me Liverpulin dhe së fundmi u shpall edhe kampion i Premier Ligës. Bëhet fjalë për trajnerin Jurgen Klop që e ka ndryshuar rrënjësisht skuadrën angleze. Gjermani erdhi në vitin 2013 dhe e riktheu Liverpulin në majat e futbollit anglez dhe Europian.

bashkeshortja e klopit

 

Por Klop mund të kishte qenë një trajner i Mançester Junajtid po të mos kishte qenë për gruan e tij. Ka qenë pikërisht ish-ylli i Liverpulit Fill Tomson, ai që e ka zbuluar ku thekson se ishte gruaja e Jurgenit ajo që mori vendimin përfundimtar. “ E intervistova Klopin për “Sky” dhe e pyeta nëse ai dhe Liverpuli ishin bërë për njëri tjetrin.

Ai më pa në sy dhe më tha “Përse”, deklaron anglezi për “TV2” në Norvegji. “Më pas më tha se ai ishte shumë pranë Mançester Junajtid, por ishte gruaja e tij që nuk e dëshironte kalimin te “Djajtë e Kuq”. Kur erdhi oferta nga Liverpool, ajo i kishte thënë se ishte e duhura”, përfundon Tompson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"