PRAPASKENA/ Dede e sheh Vangjelin jashtë planeve, mbrojtësi i Tiranës refuzon propozimin e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 0:15

PRAPASKENA/ Dede e sheh Vangjelin jashtë planeve, mbrojtësi i Tiranës refuzon propozimin e trajnerit

Nevil Dede dhe Tirana futen në ethet e derbit. Bardheblutë kanë ndeshjen me të kuqtë si rrugë shpëtimi për kampionatin, sepse nëse humbasin edhe në sfidën me Partizanin, janë në udhëkryq shumë të madh. Jo vetëm kaq, por rrezikojnë të kompromentojnë sezonin. Gjithsesi, situata e dëmtimeve është disi më e mirë me Toshevskin që kthehet në ekip dhe përfundimisht mund të bëjë mirë në krahun e djathtë.
VANGJELI 1
Në dyshim për të luajtur është Kristi Vangjeli që çuditërisht del jashtë planeve të Dedes. Zyrtarisht ka dashuri mes palëve, por mësohet se trajneri i ka ofruar mbrojtësit vendin e trajnerit të 19-vjeçarëve të Tiranës, pasi nuk e sheh në planet e tij për të ardhmen. Vangjeli nuk e ka pranuar këtë propozim, duke thënë se ka ende shumë për t’i dhënë futbollit.

EKSKLUZIVE/ Mungoi ndaj Kastriotit, Dede u takua me Vangjelin para sfidës me krutanët

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"