PRAPASKENA/ Barcelona telefonoi agjentin e Lautaros, ja plani i katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 18:25

PRAPASKENA/ Barcelona telefonoi agjentin e Lautaros, ja plani i katalanasve

Barcelona po provon të gjitha mënyrat për të gjetur zëvendësuesin e Luis Suarezit të operuar.

LAUTARO

Katalanasit komunikuan gjatë këtij muaji me menaxherin e futbollistit të Interit Lautaro Martinez për të arritur një marrëveshje për transferimin e tij nga Milano në Barcelonë, por ai ka refuzuar kategorikisht shitjen e argjentinasit në këtë moment kur sezoni futbollistik ka rinisur.

Por, pavarësisht përgjigjes negative të agjentit të Lautaros, drejtuesit katalanas janë të bindur se në verë do të arrijnë të bindin sulmuesin e Interit për të veshur fanelën e Barcelonës.

Në korrik klauzola e Lautaros arrin vlerën e 111 milionë € dhe krerët e Barcelonës janë të përgatitur për të shpenzuar një shifër të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"