Prapaskena/ Armiku është nga brenda, Kontes po ia bëjnë “puçin” lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 21:38

Prapaskena/ Armiku është nga brenda, Kontes po ia bëjnë “puçin” lojtarët

Pavarësisht se një nga arsyet që Konte vazhdon të jetë edhe sot trajneri i Çelsit u përmend edhe mbështetja publike e kapitenit Kejhill, Kurtuasë dhe Azpilikuetës, “DailyMail” zbulon se ata që po e tradhtojnë trajnerin e tyre janë pikërisht futbollistët, të cilët nuk duan të vazhdojnë të punojnë më me italianin.

Konte

48-vjeçari, të cilit i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë në “Stamford Bridge”, është përplasur me disa prej futbollistëve, të cilët janë të pakënaqur me metodat e punës, që i kanë përshkruar si një regjim i përsëritur dhe monoton. Lojtarët fajësojnë direkt trajnerin për tensionin që ka aktualisht në dhomën e zhveshjes.

Ata janë ankuar privatisht për seancat intensive të stërvitjes dhe lodhjen që ndiejnë pas tyre. Dhe pretendojnë se shkaku që skuadra ka pasur shumë dëmtime muskulore vjen prej mbingarkesës fizike. Konte i bëri një dush të ftohtë skuadrës pas humbjes me Bornmëthin dhe pas Uotfordit vendosi që t’i lërë të gjithë 3 ditë pushim. Çelsi nuk luan përsëri deri të hënën kur do të presë Uest Bromuiçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"