Prapaskenat/ Nuk i transferuan për 25 milionë euro, sot të tre kushtojnë 160 milionë. Klubit të Premier Ligës bëhet “pishman”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 18:59

Prapaskenat/ Nuk i transferuan për 25 milionë euro, sot të tre kushtojnë 160 milionë. Klubit të Premier Ligës bëhet “pishman”

Drejtuesit e Evertonit duhet të jenë penduar jashtëzakonisht shumë, teksa disa sezone më parë, refuzuan të transferonin në skuadër, Herri Meguajër, Andreu Robertson si dhe talentin norvegjez Erling Haland, për vetëm 25 milionë euro në total.

Everton

Ka qenë ish-shefi i skuadrës nga Liverpuli, Steven Ualsh, që ka zbuluar këtë “autogol” të drejtuesve. “Teksa isha te Evertoni, unë u ofrova atyre Andree Robertson dhe Herri Megujër nga Hull, dhe do të na kushtonin 20 milionë euro, si dhe sulmuesin Erling Haland, i cili kushtonte 5 milionë euro”, u shpreh Ualsh.

Kujtojmë që ditën e sotme, të 3 këta futbollistë kushtojnë në total plot 160 milionë euro. Herri Meguajër 70 milionë euro, Andre Robertson 60 milionë euro si dhe Erling Haland 30 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"