Pranë rikthimit në Premier Ligë, dy klubet britanike në ndjekje të Eriksenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 8:56

Pranë rikthimit në Premier Ligë, dy klubet britanike në ndjekje të Eriksenit

Kristian Eriksen është i vendosur për të luajtur sërish futboll edhe pse pa vdekjen me sy 7 muaj më parë.

ERIKSEN

Pas Brentfordit, identifikohen dy klube të tjera të Premier Ligës që janë në bisedime për të firmosur me të. Ato janë Njukasëlli dhe Lestëri.

Mesfushorit danez i është ofruar një kontratë 6-mujore nga klubi i Brentfordit, ndërsa ish-mesfushori i Totenhemit dhe Interit përgatitet për t’u rikthyer që të luajë pas arrestit kardiak që pësoi në 12 qershor në Europian.

29-vjeçari është gati të rinisë karrierën pasi i shpëtoi vdekjes në atë incident që tronditi futbollin në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës në Kopenhagen.

Brentfordi mësohet se i ka ofruar një kontratë 6-mujore 29-vjeçarit, me opsionin për ta shtyrë edhe për një tjetër vit. Eriksen pritet ta marrë vendimin për të ardhmen e tij brenda kësaj jave.

Edhe trajneri i Totenhemit, Antonio Konte, është shprehur se ish-lojtari i tij tek Interi i ka të hapura dyert për t’u rikthyer te “Spërsat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"