Pranë largimit, lideri i mbrojtjes së Interit është i sakrifikuari nga drejtuesit zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2022 | 11:34

Pranë largimit, lideri i mbrojtjes së Interit është i sakrifikuari nga drejtuesit zikaltër

Ndërsa të shumta janë afrimet që kërkon Interi, nuk ngelen pas edhe futbollistët të cilët janë me valixhe në duar.

DE VRAJ 1

Përveç atyre në skadencë kontrate, i sakrifikuari pritet të jetë Stefan de Vraj, nga largimi i të cilit zikaltrit duan të përfitojnë rreth 25 milionë euro.

Në radhë për mbrojtësin është Antonio Konte dhe Totenhemi i tij, që prej kohësh kanë shfaqur interesimin e tyre, një interesim ndaj të cilit holandezi dhe agjenti i tij Mino Raiola nuk kanë qëndruar indiferentë.

Në merkaton e verës, në rast të një oferte të tillë Interi nuk do të bëjë rezistencë, aq më tepër nëse merr parasysh se transferimi i De Vrajit ka ardhur me parametër zero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"