Pranë humnerës dhe 3 muaj që nuk njohin fitoren, Marantas zbulon bisedën me drejtuesit: Pas 22 dhjetorit do të zgjidhet gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 18:56

Pranë humnerës dhe 3 muaj që nuk njohin fitoren, Marantas zbulon bisedën me drejtuesit: Pas 22 dhjetorit do të zgjidhet gjithçka

Fitorja me Laçin mund të shënojë kthesën te Luftëtari, i cili po vuan maksimalisht këtë sezon për të shpëtuar nga rënia në Kategorinë e Parë.Trajneri i bluzinjve Jorgo Marantas u shpreh në prag të sfidës së nesërme me kurbinasit se është i ndërgjegjshëm për problemet që mbart ekipi i tij.

Për mediat, tekniku grek thekson se do të ketë ndryshime të mëdha në formacionin titullar për ballafaqimin e 15-ë në kampionatin shqiptar.

‘’ Me Laçin do të jetë një ndeshje e vështirë. Është një skuadër e fortë që lufton edhe për titull. Megjithatë ne e konsiderojmë si çdo ndeshje tjetër, si të radhës. Luftëtari do të ketë shumë ndryshime në formacion për këtë përballje, e kushtëzuar kjo nga mungesat. Prikas, Demo, Çela e Lala nuk do të jenë në formacion. Madje më duhet të mendoj edhe për lojtarin që do të aktivizoj në krahun e majtë. Megjithatë, unë kam besim se lojtarët që do të luajnë do të japin maksimumin për të marrë rezultatin pozitiv. Theksoj se problem për mua mbetet goli. Po mundohem të gjej një lojtar të tillë që shënon”, bën me dije Marantas.

marantas

Mbijetesa duhet të arrihet nëse në skuadër afrohen elemente cilësore. Për këtë problem, Marantas zbulon se ka komunikuar me drejtuesit e klubit gjirokastrit, të cilët i kanë premtuar se ndryshimet do të nisin pas 22 dhjetorit.

‘’Kam patur një bisedime drejtuesit e Luftëtarit, para ndeshjes me Vllazninë. U kërkova që të forcohet ekipi në janar. Mua s`më pëlqen të humbasim, por për të fituar më duhen armët e duhura. Ata më premtuan se gjërat do të zgjidhen pas datës 22 dhjetor. Unë jam i pari që besoj në ringritjen e Luftëtarit. Unë jam i pari që besoj se ekipi do të shpëtojë. Por, këtë nuk mund ta bëj i vetëm. Duhet edhe drejtuesit të bëjnë ato që na kanë premtuar’’, përfundon Marantas në prag të sfidës së nesërme me Laçin në fushën e këtyre të fundit.

Luftëtari nuk fiton në kampionat që prej 14 shtatorit kur mundi Flamurtarin me shifrat 2-1. Me 8 pikë pas 14 javëve kampionat ekipi gjirokastrit ndodhen pranë rënies nga elita e futbollit shqiptar. Pavarësisht rezultateve zhgënjyese në kampionat prej 3 muajsh, trajneri i bluzinjve Marantas beson se skuadra mund të realizojë mrekullinë në fund te sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"