“Prandaj e morëm Moratën”, Pirlo pas fitores së parë në Ligën e Kampioneve: Ja çfarë më kërkoi Luçesku pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 22:45

“Prandaj e morëm Moratën”, Pirlo pas fitores së parë në Ligën e Kampioneve: Ja çfarë më kërkoi Luçesku pas ndeshjes

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo mbeti i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Dinamos së Kievit, takim që kampionët e Italisë e fituan me rezultatin 0-2 falë dopietës së Alvaro Moratës.
pirlo

Pas fitores së parë në Ligën e Kampioneve si trajner, Pirli vlerësoi lojën kompakte të ekipit të tij. Ai theksoi se Juventusi e mori Alvaro Moratën për të zgjidhur sfidat, pasi mban rolin e qendërsulmuesit. I pyetur se çfarë bisedoi me ish-trajnerin e tij Mirçea Luçeskun, Pirlo zbuloi se trajneri rumun i kërkoi që të mundte në ndeshjen e ardhme Ferencvaroshin, rival i të dyja ekipeve.

“Ndeshja – Ishte një fitore me rëndësi, kishim nevojë të zhvillonim një lojë kompakte. Ishim në kondicion të mirë fizik dhe mendor dhe ia dolëm. Duhet të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë sa më mirë mundësitë për të shënuar. Është një fitore me rëndësi. Vuajtëm pak në fund të ndeshjes, por kjo është gjë normale.

Morata – Prandaj e morëm. E njoh që në moshë të re, tani është burrë me vlera. E sollëm sërish në Torino për të shënuar sa më shumë dhe për të na zgjidhur takimet. Ka nevojë të luajë më tepër që të arrijë formën e duhur.

Biseda e shkurtër me trajnerin e Dinamos së Kievit Mirçea Luçesku – Më kërkoi që të fitonim ndaj Ferencvaroshit”, deklaroi Pirlo pas ndeshjes në Ukrainë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"