Prag Tirana-Dinamo/ Edvan Bakaj flet si ish-bardheblu: Kam kaluar vite të mira, por në ndeshje harrohet çdo gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 15:54

Prag Tirana-Dinamo/ Edvan Bakaj flet si ish-bardheblu: Kam kaluar vite të mira, por në ndeshje harrohet çdo gjë

Për portierin e Dinamos, Edvan Bakaj sfida ndaj Tiranës vlen dyfish pasi luan ndaj ish-skuadrës së tij.

edvan bakaj

34-vjeçari ka qenë pjesë e bardhebluve për 4 vite të ndara në dy periudha, duke kaluar një eksperiencë mjaft të vlefshme. Në konferencën për shtyp prag derbit, u shfaq dhe gardiani i “nëndetëses” që nuk nguron të shprehë emocionet për përballjen me ish-ekipin.

“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, është e vështirë. Por, kemi luajtur dy ndeshje me Tiranën mes Kupës dhe kampionatit dhe e dimë ku kemi bërë mirë dhe jo. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër për të arritur objektivin.

Pas çdo humbje është e vështirë, por kemi lojtarë me eksperiencë dhe kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe pushimi na ka bërë mirë. Kam kaluar disa vite shumë të mira aty, është pak emocion por kur fillon ndeshja harrohet çdo gjë”, u shpreh Bakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"