“Pozitive që u ruajt grupi”, futbollisti i Elbasanit: Objektivin do ta vendosin rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:01

“Pozitive që u ruajt grupi”, futbollisti i Elbasanit: Objektivin do ta vendosin rezultatet

Ruajtja e grupit të edicionit të kaluar është merkatoja më e mirë e Elbasanit. Ndryshe nga sezonet e kaluara, verdheblutë nuk e kanë rinovuar skuadrën tërësisht dhe ky fakt i bën optimistë, sepse nuk do kenë nevojë për ambientim. Kështu shprehet për “Panorama Sport” mesfushori Ilirjan Dushaj, i cili do luajë sezonin e dytë me Elbasanin.
Shkumbini Elbasani
“Ishte diçka pozitive që drejtuesit ruajtën grupin e sezonit të kaluar, sepse tani e njohim mirë lojën e njëri-tjetrit, nuk kemi nevojë për ambientim. Prurjet e reja na kanë përforcuar më shumë dhe me ndonjë afrim tjetër në merkato, mund të pretendojmë për më shumë. Kemi treguar në miqësore se kemi potencial, por nuk dëshirojmë të flasim për objektiva. E rëndësishme është ta nisim me këmbën e mbarë kampionatin dhe më pas rezultatet do tregojnë edhe objektivin”, u shpreh mesfushori i Elbasanit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"