Pozitiv me COVID-19, shpërthen ish-futbollisti i Juves: Nuk dua t’ia di për Serinë A, ishte një traumë momenti kur …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 0:11

Pozitiv me COVID-19, shpërthen ish-futbollisti i Juves: Nuk dua t’ia di për Serinë A, ishte një traumë momenti kur …

Ishte ndër futbollistët e parë të Serisë A që doli pozitiv në testin e “Coronavirus” dhe kur kanë kaluar dhjetë ditë nga diagnostikimi i tij, Albin Ekdal ndihet më mirë. Në një intervistë për “Expressen” suedezi i Sampdorias ka deklaruar:

Albin+Ekdal+Juventus+vs+UC+Sampdoria+Serie+FboooLGYtvul

“Edhe me simptomat minimale, kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar. Nevojitet shumë kujdes. Për mua ishte një traumë momenti kur mora përgjigjen e analizave, por për fat të mirë tani më e keqja ka kaluar. Ishte si një grip me shumë dhimbje koke, por jo të gjithë mund ta kalojnë kështu ndaj kujdes.”

I pyetur për rifillimin e stërvitjes apo të kampionateve, mesfushori nuk ka dashur të japë shpjegime. Këmbënguljes së gazetarit, Ekdal i është përgjigjur: “Në këto çaste aq që dua t’ia di për futbollin e për Serinë A. Duhet menduar për të sëmurët që të shërohen e për ata që rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Ekonomia po shkon në ferr teksa njerëzit po vdesin e po ngelin pa punë. Futbolli dhe kampionatet as që më kalojnë kurrë ndër mend.”

RENIOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"