Poter tenton të ringjallë Çelsin, e çon skuadrën të stërvitet në… ushtri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 10:56

Poter tenton të ringjallë Çelsin, e çon skuadrën të stërvitet në… ushtri

Graham Poter i është kthyer ushtrisë për të rindezur shpirtin luftarak të Çelsit të tij. “The Sun” ka zbuluar se trajneri i bluve e ka dërguar të gjithë skuadrën e tij për të takuar ushtarë të vërtetë me qëllim nxitjen e frymës së grupit në dhomën e zhveshjes.

celsi

Ai dëshiron që ta shfrytëzojë këtë eksperiencë edhe për të ndihmuar blerjet e reja që të ambientohen sa më shpejt në “Stamford Bridge”. Tabloidi ka zbuluar se e gjithë skuadra e Çelsit i është drejtuar një baze ushtarake pranë qytetit të Lis në Hempshajër të martën e shkuar. Atje ndodhet kampi ushtarak “Bordon and Longmoor”, e cila është një bazë e njohur stërvitore në historinë e gjatë të “Forcave të Armatosura të Britanisë”.

Por mësohet se skuadra e Çelsit nuk i është nënshtruar seancave të forta stërvitore, por e ka përdorur si eksperiencë për të stërvitur mendjen e lojtarëve, duke ndjekur disa ushtrime që rrisin shpirtin e sakrificës për njëri-tjetrin.

Çelsit i janë shtuar edhe 6 afrime të reja këtë merkato (7 bashkë me Malo Guston, por mbrojtësi do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Lioni).

Ish-trajneri i Brajtonit, i cili u ul në stolin e bluve në shtator, me qëllim transformimin afatgjatë të skuadrës, nuk ka dhënë rezultatet e pritshme deri tani. Megjithatë pronari Tod Bohli beson te projekti i tij.

Çelsi renditet pas 20 javësh në mes të klasifikimit të Premier Ligës me 29 pikë, po aq sa edhe Liverpuli, ndërkohë që vendin e katërt, Mançester Junajtidin, e kanë 10 pikë larg. Graham Poter është i ndërgjegjshëm se stoli i tij nuk do të rrezikohej vetëm nëse do të arrinte të renditej mes katër vendeve të para, ose Çelsi do të bënte një rrugëtim të suksesshëm në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"