Poter debuton me Çelsin: Nuk i refuzoja dot…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 20:44

Poter debuton me Çelsin: Nuk i refuzoja dot…

Graham Poter do të debutojë sot në stolin e Çelsit, kur blutë e Londrës të presin Salcburgun, një javë pasi pronari Tod Bohli shkarkoi Tomas Tuhelin. Një javë më parë 47-vjeçari ishte në stolin e Brajtonit, ndërsa mbrëmjen e sotme do të kërkojë të fitojë tri pikët e para të skuadrës në Champions.

POTER

Poter nuk e ka ndjerë kurrë shijen e futbollit të Ligës së Kampioneve dhe pranoi në konferencën e parë për shtyp si trajner i Çelsit se oferta për të marrë këtë detyrë ishte shumë e madhe për t’u refuzuar.

“Jemi të lumtur dhe sfida për të drejtuar një klub të mirë ishte shumë madhe për t’u refuzuar. Unë do t’i jem gjithnjë mirënjohës Brajtonit, por ambicia e një klubi që lufton në Champions dhe në Premier Ligë ishte tërësisht një sfidë e ndryshme nga ajo që unë kisha. Gjërat ndodhen me të vërtetë shumë shpejt. Unë pata disa biseda të thella me pronarët dhe kuptova menjëherë se janë njerëz të mirë dhe inteligjentë, që kanë një jetë të suksesshme jashtë futbollit dhe duan të arrijnë diçka edhe këtu”, tha tekniku anglez, i cili do të shijojë për herë të parë futbollin elitar në Europë. “Nuk kam qenë kurrë më parë në këtë skenë. Për mua do të jetë hera e parë”.

Poter ka luajtur deri në fazën e grupeve në Ligën e Europës së sezonit 2017-’18, ku ka mundur Gallatasarajin dhe PAOK-un me suedezët e Oster sunds, skuadrën që e ngjiti deri në elitë dhe fitoi edhe kupën pasi e mori në kategorinë e katërt. Ai u kualifikua me ta edhe në një grup që kishte skuadra si Bilbao dhe Herta e Berlinit, madje mundi edhe Arsenalin në “Emirates”, por pas dy ndeshjeve u kualifikuan “Topçinjtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"