Poter: Çelsi po ndërton skuadrën e së ardhmes, Enzo është me personalitet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 15:44

Poter: Çelsi po ndërton skuadrën e së ardhmes, Enzo është me personalitet…

Graham Poter ka qenë trajneri më i përkëdhelur i kësaj merkatoje dimri dhe sot në mbrëmje do të ketë provën e parë pas mbylljes së saj dhe sigurimit të njeriut më të shtrenjtë të klubit Enzo Fernandez.

poter

Pavarësisht presionit, trajneri beson se Çelsi i tij po hedh baza të forta për të ardhmen dhe beson se nuk do të zhgënjejnë.

“Jam i lumtur me përforcimet e bëra, Enzo është me personalitet përveç të tjerave. Nuk do të jetë e lehtë t’i menaxhosh të gjithë, por nuk ankohem, do të di t’i bëj ballë. Jemi duke ndërtuar një ekip solid dhe mendoj se kjo skuadër mund të bëjë mirë në të tashmen dhe mbi të gjitha në të ardhmen. Suksesi varet nga shumëçka, por drejtimi në të cilin po shkojmë po shihet”, u shpreh Poter.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"