Postimi motivues, Gvozdenoviç tregon mënyrën se si mund të fitojë Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 19:07

Postimi motivues, Gvozdenoviç tregon mënyrën se si mund të fitojë Tirana

Ivan Gvozdenoviç erdhi në Shqipëri shtatë vite më parë, duke iu bashkuar Tiranës si futbollist. Pas eksperiencës në Serbi si kapiten i Cervena Zvezdës, e më pas në Rumani te Dinamo e Bukureshtit, ish-mbrojtësi u përshtat mjaft mirë në Kategorinë Superiore, duke fituar trofe te bardheblutë dhe më së shumti me Skënderbeun.josa gvozdenovic

Prej dy sezonesh, Gvzodenoviç është në rolin e zv.trajnerit te Tirana. Në prag të ndeshjes me Vllaznisë, serbi gjeti momentin për të bërë një postim motivues për skuadrën në rrjetin social “Instagram”. Ai tregoi mënyrën se si Tirana mund t’ia dalë në Shkodër. “E di si të fitosh? Dil në fushë edhe në momentet më të vështira dhe fito! Hajdeni djem, të gjithë së bashku, se ne mundemi”, shkruante ish-mbrojtësi që i është futur trajningut në dy vitet e fundit.Ivan

Gvozdenoviç e mbylli karrierën si lojtar me fanellën e Skënderbeut, ku fitoi gjithçka. Tashmë ai është krahu i djathtë i Mirel Josës te Tirana dhe të shtunën varet jo pak edhe e ardhmja e serbit pas rezultatit në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Si futbollist ka pasur shumë sukses, por tani më shumë se kurrë serbit i duhet të bëjë një hap të madh edhe si trajner, pse jo te bardheblutë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"