Portugezi i Napolit i shpall sfidë Ronaldos: E ndalim, dhe fitojmë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 17:42

Portugezi i Napolit i shpall sfidë Ronaldos: E ndalim, dhe fitojmë titullin

Mario Rui, portugezi i Napolit, i cili këtë sezon është konfirmuar si një titullar me Karlo Ançelotin, ka folur para përballjes me Milanin këtë fundjavë, dhe gjithashtu nuk ka lënë pa ngacmuar as bashkëkombasin e tij, të ardhur këtë verë në Itali, Kristiano Ronaldon.

SSC Napoli v Bologna FC - Serie A

“Ançeloti është një trajner i jashtëzakonshëm. Karriera e tij flet më mirë sesa mund të themi ne lojtarët. Na transmeton qetësi dhe siguri, element që na ndihmojnë të japim më të mirën në fushën e lojës. Në sfidën e parë ndaj Napolit, arritëm të marrim një tre pikësh, duke gabuar vetëm në momentin e golit të Imobiles. Ndaj Milanit do të luajmë për fitore, sepse e dimë shumë mirë që me ato 3 pikë, rritet edhe besimi për të synuar gjëra të mëdha. Do të jetë një kënaqësi që të takohem sërish me Reinën, ndonëse nuk do të kisha preferuar që të ishim kundërshtarë.”

Ronaldo – Ronaldo është një futbollist i jashtëzakonshëm ,që mund të ndryshojë ekuilibrat e një skuadre dhe të vendosë i vetëm takime të caktuara. Gjithsesi ne kemi një grup mjaft të mirë dhe jemi gati të përballemi me Juventusin, të ndalim Ronaldon dhe të shpresojmë që atë që nuk e bëmë vitin e kaluar me Sarrin, ta bëjmë këtë herë me Ancelotin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"